“Pandemia e rrezikshme e gjithëpushtetit të Edi Ramës”
Për kreun e republikanëve Pandemia më e rrezikshme është ajo gjithëpushtetit të Edi Ramës, siç e quan ai.
Në një intervistë në “Provokacija me Mustafa Nanon, Mediu u shpreh për momentin ka vetëm një pushtet, ai i Edi Ramës.
“Po krijohet një pandemi e rrezikshme. Pandemia e rrezikshme e gjithëpushtetit të Edi Ramës. Për fatin e keq Shqipëria ka vetëm një pushtet, nuk ka s’ka qeveri, as parlament, as gjyqësor, ka vetëm një njeri dhe është kryeministri.
Gjatë Pandemisë është shfaqur në mënyrën më banale të mundshme. Nëse para pandemisë kemi pasur probleme me funksionimin e shtetit ligjor. Gjatë Pandemisë u injoruan edhe ata elementë brenda ligjit të fatkeqësisë natyrore. Kishte qëndrime të kryeministrit që janë të papranueshme. Nëse unë do isha dakord me kryeministrin me masat kufizuese, për masat lehtësuese nuk kishin të bënin me luftën për pandeminë, duke përcaktuar kush do dalë, kur do dalë, kush e ka radhën. Detyra shtetërore nuk vihet më në dispozicion të respektimit të ligjit, por në funksion të respektimit të fjalës së Facebook të kryeministrit”, tha ai.
Mediu ka sjellë në vëmendjen daljet publike të Presidentit Donald Trump gjatë kësaj periudhe, teksa e krahasuar me kryeministrin Rama. Në gjykimin e tij, Rama po përpiqet të kultivojë tek shqiptarët ndjenjën e frikës karshi shtetit.
“Po të marr shembullin e SHBA, Trump del cdo natë me ekspertët mjekësore dhe jo vetëm ai flet dhe pyetet. Është mendimi politik, por edhe mendimi i kualifikuar teknik. Ne e dimë dëshirën e Ramës për tu shfaqur si ‘babai i kombit’, deri në një lloj banaliteti që nuk vlen për shqiptarët. Edi Rama po përpiqet, në gjykimin tim, shpresoj ta kem gabim që ai të kultivojë tek shqiptarët ndjenjën e frikës karshi shtetit dhe ka vendosur shtetin mbi qytetarin”, tha Mediu, duke shtuar se në këto situata njerëzit autoritarë përfitojnë.