Pandemia, fëmijët të ekspozuar nga dhuna seksuale
61% e krimeve seksuale në Shqipëri janë fëmijë. Pandemia 100-fishoi faqet pornografike, ku 44% të fëmijëve kanë pasur qasje në faqe të tilla. Po ashtu ngacmimet dhe shantazhet online janë një tjetër shqetësim që lidhet me pasigurinë në internet të fëmijëve.
Psikologët thonë se prindërit nuk u treguan të hapur me fëmijët për t’u shpjeguar rrezikshmërinë e Covid-19 por i mbyllën ata brenda katër mureve.
”Prindërit kujtojnë se fëmijët nuk kuptojnë ca po ndodh, e kanë gabim. Fëmijët kanë instiktin të shohin gjendjen e tyre emocionale dhe ta përthithin atë. Sa më shumë t’ia shpjegosh fëmijës situatën që po ndodh me terma të thjeshta, aq më mirë është sepse ata çlirohen nga ankthi i idesë se çfarë po ndodh jashtë”.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në shtëpi, i shtyu fëmijët drejt përdorimit me kohë më të gjatë të pajisjeve teknologjike.