Pandemia, ish-ministri: Mos i besoni kësaj Qeveria, sepse Rilindja në filozofinë e saj ka vetëm propagandën, pastaj boshllëk dhe heshtje
Deklaratat e Qeverisë nga foltorja e Kuvendit se pandemia po përdoret politikisht nga opozita kanë shkaktuar reagime të ashpra në kampin opozitar.
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu deklaron se kjo qeveri vazhdon e flet në “3D”, dhe flet sot për “testet e shpejta” Covid!!
Përmes rrjeteve sociale, Shehu i bën apel qytetarëve që të mos i besojnë kësaj qeverie, pasi së pari duhet të sqarojë për cilat bëhet fjalë, sepse Rilindja në filozofinë e saj ka vetëm propagandën, pastaj boshllëk dhe heshtje.
Reagimi i Tritan Shehut
Kjo qeveri vazhdon ne 3D, flet sot per “testet e shpejta” Covid!!
Mos i besoni, se pari duhet te sqarojë per cilat behet fjale, sepse Rilindja ne filozofine e saj ka vetem propaganden, pastaj boshllek, heshtje:
—Folen me buje per mjekimin me «Plazmen hiperimune », mbas insistimeve tone sollen me ne fund edhe nje aparature per «aferesis produktive” per plazmen, qe per hir te te vertetes duhet te ishte me shume se nje e tille e prej vitesh, por Ok, me mire vone se kurre, me mire pak se hic!
Me tej asnje komujnikim per rezultatet klinik, sa jane sasite e plazmes te siguruar me ate pajisje, sa paciente jane trajtuar me kete, per sa te semure mund te sigurohet kjo plazem, asgje kur sot kerkohet vetetem dinamizem ne aplikimin, analizim e konkluzione.
Ju a thame qe suksesi me kete metode varet shume edhe nga laboratori, vecanerisht ne matjen e sakte sasiore e cilesore te IgG (neutralizuese).
Na u pergjigjen me ironi e sarkazem, por vetem kaq!
—Muaj me pare trumbetuan se filluan analizat imunologjike ne QSUT, ditet e para publikuan disa shifra, me tej si “Zjarr kashte”, por as tym!
Nuk ka asnje njoftim ne se po vazhdon kjo metodike e rendesishme, a i mbaruan ato kitet kineze te pa licencuara, a kane filluar me te tjera cilesore, sa egzaminime behen e rezultatet ne popullesi?!
Perseri asgje vetem “fishekzjarret” e diteve te para, pastaj grope e zeze!
Meqenese jemi te laboratori e sot Ministria permendi “testet e shpejta” pa dashur t’i shqetesoj duke i kujtuar numrin afrikan te testeve, desheroj tu them:
Me ne fund sot, mbasi per muaj u sollet si talebanet me laboratoret me pasoja kjo afat gjate, po flisni per testet e shpejta, jeni shume vone, ju a kemi kerkuar kohe me pare, Europa po avancon shpejt me kete egzaminim, qe une e theksoj PCR. Mos u fshihni mbas imunologjikeve!
Megjithese dhe per kete kot flisni, ju nuk e kuptoni rendesine e shpejtesise, perderisa edhe pergjigjet e atyre pak PCR qe kryeni i ipni ne harkun 3-5 dite, kur duheshin dhene ne 3-5 ore, e pastaj flisni per shpejtesi, vetem shoë!