Pandemia, Klosi: Turizmi do të jetë “Doktor Pipero” i ekonomisë shqiptare

Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia Covid-19, por ministri përgjegjës ai për turizmin dhe mjedisin Blendi Klosi thotë se rimëkëmbja e kësaj industrie do të jetë e shpejtë.

Në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Klosi tha se nëse situate e pandemisë do të vijojë me këto shifra, atëherë turizmi do të jetë “Doktor Pipero” i ekononomisë shqiptare.

“Padyshim sektori është I goditur, padyshim që operatorët janë të shqetësuar, janë me drama të mëdhaja sepse kanë hedhur gjithë paratë e jetës së tyre në një Shqipëri që nuk ka pasur atë mundësi që ka në vende të tjera për të ndihmuar sektorin e turizmit në gjithë këto vite. Por le të themi që në këto dy vite, po sidomos në këto dy muaj turizmi është kthyer në shpresën e të gjithëve, shpresën për të hapur rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Është një sector që do e gjejë rikuperimin shumë shpejt. Dhe ajo që është fitim I madh për ne është që është nëj sektro në rritje. Ne kemi një industry që unë po e them nuk jemi as në 1/3 e potencialit që ka Shqipëria. Prandaj shpresoj shumë që të mos kemi rikthim të pandemisë, po të jetë në këtë situatë që jemi tani me pandeminë edhe turizmi do të jetë Doktor Pipero I ekonomisë shqiptare.” – tha Klosi.

Ministri Klosi thotë se sfida e vërtetë e industrisë turisitike është diversifikimi.

“Ne kemi shumë nevojë që të rrisim ofertën, ta diversifikojmë atë. Ne skemi vetëm detin, kemi vërtetë shumë. Po ashtu kemi shumë nevojqë që qarqet bashkitë duhet të fillpojnë të mendojnë shumë për turizmin. Qytetarët duhet ta dinë ofertën e shkodrës, jo vetëm për velipojën, por thethin, pukën, bogën. Këtë duhet të bejë dhe korca dhe berate, dibra vlora. Ne duhet të vazhdojmë me mbështetjë për akomodimin, sepse kemi mungesë.” – tha Klosi në “Përballë”.

SHKARKO APP