Pandemia, ndikim te shëndeti mendor. Dyfishohen rastet në Korçë

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë emocional, duke pasur parasysh periudhën e izolimit.

Shtimi i ankthit dhe i frikës nga ky virus ka ndikuar në jo pak njerëz në qytetin e Korçës.

Kjo lidhet ngushtë edhe me masat e marra për mbajtjen e distancës, çka i bën qytetarët të ndihen të izoluar dhe të vetmuar.

Kjo situatë pranohet edhe nga mjeku psikiatër, Roland Lalaj.

“Janë shumë të prekshëm njerëzit vunerabël, kemi rritje të numrit të rasteve që kanë çrregullime ankthi. Kontigjenti më i madh që kanë probleme të ankthit dhe gjumit si pasojë e post-covid janë moshat e treta.”

Sipas Lalajt, të moshuarit janë ata që po e vuajnë më së shumti këtë situatë e ndërkohë këshillojnë qytetarët që të shtojnë më shumë aktivitetet sportive, pasi sjellin një qetësim fizik dhe emocional.

“Aktiviteti fizik është prioritet.”

Dyfishimi i numrit të personave që vuajnë nga shëndeti mendor ka ngritur alarmin në qytetin juglindor e ajo që pritet të shihet pas zhdukjes së pandemisë është pikërisht fakti se sa do të zgjasë ky ndikim te qytetarët.

Ora News - Pandemia, ndikim te shëndeti mendor. Dyfishohen rastet në Korçë

SHKARKO APP