Pandemia në Shqipëri, ministrja Ogerta Manastirliu: 26% e të rinjve të imunizuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se në planin kombëtar të vaksinimit do të kategorizohen edhe qytetarët shqiptarë që kanë marrë vaksinën jashtë vendit. Ministrja ka treguar për situatën ku ndodhet vendi. Po ashtu Manastirliu tha se sipas OBSH-së deri në fund të vitit në Shqipëri synohet që vaksinimi të arrijë në shifrën 40% të popullsisë, ndërsa nënvizoi se deri më tani janë vaksinuar 26% e të rinjve.

“Nuk kemi rënie të vaksinimit, por një situatë të qëndrueshme. Ne kemi bërë analizën tonë të Komitetit të Ekspertëve dhe ISHP. Vaksinimi lidhet me momentin kur vaksina mbërriti në Shqipëri. Kur qytetarët ishin të orientuar drejt bërjes së vaksinës. Më pas duke qenë se qeveria mori masa për të mos munguar vaksinat, dhe periudha e verës solli shumë pak raste në spital, bëri që qytetarët të kenë një lloj relaksimi sa i përket vaksinimit. Për të vijuar ritmet e vaksinimit, është hyrja në një fazë të re të aksionit për vaksinimit që është vaksinimi derë më derë.

Ata që në pamundësi apo edhe ata që janë hezitues për t’u vaksinuar në qendrën shëndetësore. Stafet bëjnë një promocion përmes informacionit për shkak se ka persona që hezitojnë për shumë arsye. Infodemia është një tjetër epidemi që dëmton në këtë rast procesin e vaksinimit. Ka të tjerë që e kanë këtë histori për neglizhencë sepse thonë unë e kam kaluar apo nuk më ka gjetur gjë deri tani.

Kemi filluar të marrim informacion për ata qytetarë që janë vaksinuar jashtë vendit. Sepse janë të gjithë qytetarë që janë të mbrojtur por duke qenë se jetojnë jashtë vendit, nuk figurojnë. Janë rreth 10 mijë qytetarë që janë evidentuar. Do evidentohet për të krijuar hartën kombëtare të vaksinimit ku do të përfshihet edhe kjo kategori”, tha Manastirliu.

SHKARKO APP