Pandemia po shkakton probleme mendore te rinia
Psikologët japin alarmin për efektet negative që po jep pandemia nga Covid-19 tek adoleshentët dhe të rinjtë. Sipas tyre largimi fizikisht nga shkolla i ka bërë të rinjtë më asocialë. Psikologia Meixhi Jakupaj thotë se efekte anësore kanë shfaqur edhe të rinjtë të cilët humbën punën gjatë periudhës së izolimit.
”Po disa prej tyre humbën edhe punën. Kjo ka qenë një stres, pasi të rinjtë nuk ka ditur se çfarë të bëjnë, ndonjëherë janë ndjerë të pamotivuar”. Veç problemeve sociale, pandemia ka ndikuar negativisht edhe në shëndetin mendor tek të rinjtë që janë përballur me virusin.
Psikjatrja Arjana Rreli, tregon se më shumë te kjo grupmosh vihet re shtimi i stresit dhe ankthit. Simptomat më të shpeshta janë problemet në frymëmarrje, djersitja dhe shpërqëndrimi që më pas mund të sjellë edhe probleme me memorjen. ”Nganjëherë ka marrje mnedsh, ka shpërqendrim, ka tensionim e brendshëm, ka djersitje”.