Pandemia rriti numrin e aksidenteve

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Pandemia e Covid-19 po ndikon në rritjen e agresivitetit tek drejtuesit e mjeteve në rrugë duke rezultuar fatale për jetën e qytetareve. Për drejtuesit e policisë, virusi vdekjeprurës ka shkaktuar çrregullime të sjelljes së shoferëve, e cila është reflektuar tek parakalimet e gabuara, shpejtësia tej normave të lejuara.

“Kohët e fundit ka një sjellje të çuditshme të drejtuesve të mjeteve aq sa konfrontohen me punonjësit e policisë, nuk i mirëkuptojnë për masat administrative ose shkeljen e kryer, nuk e kuptojnë veprimin që bëjnë. Ndoshta duhet parë edhe pandemia ku mund të ketë një ndikim në sjelljet e tyre në rrugë”, tha Skënder Ismaili, shef i sektorit të sigurisë rrugore.

Sipas tij, një nga rregullat e qarkullimit që është shkelur më së shumti, ka qenë drejtimi i mjetit pa patentë dhe nën efektin e alkoolit. “Gjatë këtyre muajve ne kemi raste skandaloze, janë 384 raste të drejtimit të mjeteve në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi”, u shpreh Ismaili.

SHKARKO APP