Pandemia shtoi dhunën në familje, 30% më shumë raste

Dhuna në familje vijon të jetë një fenomen shqetësues dhe një plagë e thellë në shoqërinë shqiptare. Pandemia e Covid-19, karantina dhe vështirësitë ekonomike që pasuan ndikuan në mënyrë të ndjeshme dhe të drejtpërdrejtë në rritjen e rasteve të dhunës.

Mësohet se janë 30% më shumë raste të dhunës ndaj grave janë regjistruar në Elbasan gjatë periudhës janar-gusht 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Periudha e karantinës nuk mbylli vetëm shtëpitë por edhe gjykatat dhe qendrat e strehimit të grave të dhunuara. Në këtë situatë bashkëjetesa me dhunuesin ishte e pashmangshme.

Nisur nga një gjendje jo e zakonshme me vështirësi të mëdha Forumi i Gruas shtoi shërbimet duke ndihmuar rastet e rënda me pagesën e qirasë për gratë e dhunuar dhe paketa ushqimore.

SHKARKO APP