Pandemia shtoi shkëmbimet “mall me mall” mes bizneseve

Marrëdhëniet e biznesit të kufizuara nga mungesa e likuiditetit gjatë pandemisë, rritën fenomenin e kleringut, siç njihet ndryshe shkëmbimi mall me mall. Për bizneset dega që ka qenë historikisht e prekur nga ky fenomen është ndërtimi, por dhe industri të tjera furnizuese të këtij sektori transmetuan shkëmbimet mall me mall edhe me ndërmarrje të tjera.

”Ndërtimi ka qenë i prekur nga ky fenomen por e ka thelluar gjatë pandemisë, ndërsa u shtri edhe në sektorë të tjerë të industrisë, kryesisht furnizues të ndërtimit”. Bizneset e kanë parë këtë fenomen më shumë si një prishje të tregut sesa zgjidhje që është ofruar në një situatë emergjente siç ishte pandemia e Covid-19.

”Jo vetëm ka prishur tregun por dhe ka afruar bizneset me tregje ku jepen para në formë informale”. Sipas një ankete të bankës qendrore, 10% e kompanive që rezultojnë të kenë një borxh për të paguar e kanë marrë atë gjatë vitit që shkoi jashtë kanaleve zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?