Pandemia shtoi vdekjet në Shqipëri. INSTAT: 3-mujori i dytë, 5700 humbje jete, rreth 400 më shumë se viti 2020

“Vazhdimi i pandemisë Covid-19 ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend. Sipas Instat vetëm në tremujorin e dytë të vitit janë regjistruar në total mbi 5700 vdekje, rreth 400 më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020.”

Pavarësisht se kanë njohur rënie në raport me janar-mars 2021, sërish numri i vdekjeve vijon të mbetet i lartë ku Tirana është qarku me shumë raste vdekje me mbi 1400 të tilla, që së bashku me 8 qarqe të tjera të vendit kanë parë rritje te vdekshmërisë këtë periudhë, teksa raportohet ulje e vdekjeve në Dibër, Kukës e Lezhë.

Ndërsa si raport 6-mujor, instat raporton për më shumë se 15 434 vdekje në total, mbi 3400 vdekje më shumë se një vit më parë, kur ishte kulmi i pandemisë.

Përkeqësim kanë shënuar edhe shifrat e lindshmërisë që në fund të qershorit u regjistruan vetëm 5 993 lindje, 713 foshnja më pak se në 2020-ën. Nisur nga këto shifrat, duke se politikat e qeverisë për nxitjen e lindjeve përmes bonusit të bebes nuk po jep efektin e pritshëm në kushtet kur lindjet po tkurren ndjeshëm në vend.

Në 10 qarqe të vendit lindshmëria është ulur, ku rënien më të madhe e ka shënuar qarku i Gjirokastrës, me 31,3% më pak se në të njëjtën periudhë të 2020-ës.

Shifrat në rritje të vdekshmërisë dhe tkurrja e lindjeve në vend po çon shtesën natyrore të popullsisë drejt zeros, që pa një përkeqësim edhe tremujorin e dytë.

Referuar të dhënave të Instat ky tregues rezultoi në vetëm 216 lindje më shumë se vdekje në prill-qershor, nga 1320 që ishte kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të shkuar, duke mos frenuar rënien e vazhdueshme si rrjedhojë e lindjeve të pakta dhe emigracionit masiv të shqiptarëve.

SHKARKO APP