Panele diellore, detyrim për çdo banesë të re nga viti 2026

Në kuadër të plotësimit të kritereve për tu integruar në Bashkimin Europian, Shqipëria ka si detyrim edhe përshtatjen e legjislacionit në fushën e performacës së energjisë në ndërtesa. Apartamente banimi, me qera, ndërtesa të reja por dhe institucionet duke filluar nga viti 2026 duhet të plotësojnë kërkesat minimale të performancës energjetike të vendosura nga qeveria për zvogëlimin e emetimit të gazeve serrë dhe mbështetjen në energjinë e rinovueshme.

Vendim: “Duke filluar nga viti 2026, të gjitha ndërtesat e reja duhet të projektohen për të shfrytëzuar energjinë diellore në bazë të rrezatimit diellor të zonës dhe për të mundësuar instalimin e teknologjive diellore me kosto efektive”. Çka do të thotë se në secilat ndërtesa do të vendosen panele diellore me qëllim rritjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovueshme. Ky ligj do të zbatohet për ndërtesat e reja dhe ato që rinovohen, nga faza e projektimit deri në marrjen e lejes së shfrytëzimit.

“Të gjitha ndërtesat e reja duhet të jenë pa emetime nga viti 2028 për ato publike dhe nga viti 2030 për të gjitha ndërtesat. Nga viti 2027, ndërtesat në pronësi të autoriteteve publike do të kenë detyrimin e të qenit pa emetime”. Në projektligj është parashikuar edhe sesi do të veprohet me ndërtesat ekzistuese.

Zbatimi i tij mund të hasë në vështirësi si investime të konsiderueshme, që mund të jenë një barrierë për pronarët e ndërtesave dhe zhvilluesit, si dhe tregu mund të ketë rezistencë ndaj ndryshimeve, sidomos nëse ato kërkojnë ndryshime të mëdha në infrastrukturë. Për shtimin e përdorimit të energjisë së gjelbër qeveria 2 vjet më parë nisi diversifikimin e burimeve. Kush instalonte panele diellore subvencionohej deri në 70% të kostove. Nëpërmjet kësaj skeme një familje do të kursejë nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë në muaj.

E ardhmja duhet të jetë të burimet e rinovueshme.

SHKARKO APP