Panik i kotë, çanta afër zyrës së BE-së doli bosh (FOTO)
Një çantë e dyshimtë është gjetur përballë Qendrës së Informit të BE-së në Tiranë, pranë Pallatit të Kongreseve, ka rezultuar fals. Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Dyshimet paraprake ishin për bombë por pasi u bë ndërhyrja e forcave xheniere me një shpërthim të kontrolluar, rezultoi një alarm fals.
Një kalimtari i rastit ka vënë re për çantën e dyshimtë dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Në pamje të parë duket një çantë normale që shërben për të mbajtur rroba.
Zona ka qëndruar rreth 2 orë që është e bllokuar dhe e izoluar nga forcat e policisë.
Policia po bën kontroll të disa kamerave të institucioneve përreth për të mësuar më shumë rreth çantës së dyshimtë e cila pas shpërthimit të kontrolluar rezultoi bosh.

KOHA JONË SONDAZH

