Panik, i sëmuri mendor plagos me thikë dy policë
Një person me probleme mendore ka plagosur me thikë dy policë paraditen e së hënës në Elbasan. Punonjësit e policisë ishin duke e shoqëruar Nerfan Halimllari, autor i një vjedhjeje në një dyqan, kur ai i ka goditur me thikë. Mësohet se policët kanë marrë lëndime të lehta.
Halimllari, një rom i cili më herët kishte grabitur një dyqan, nën kërcënimin e thikës ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.
Pronari i biznesit Ardian Kuka, njoftoi policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura.
Në këtë moment, autori godet me thikë dy efektivë duke i lënë të plagosur. Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

