Panik në “Don Bosko”, shpërthime e tym në katin e 12 të një pallati
Panik në zonën e “Don Bosko”-s në kryeqytet, pasi pasi është përfshirë nga flakët kati i fundit i një pallati.
Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e 12 të një pallati afër “Vizon Plus”, ndërsa banorët thonë se kanë dëgjuar shpërthime që vinin nga brenda apartamentit.
Policia ka evakuuar banorët e pallatit, ku për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur e po punojnë për shuarjen e flakëve.
Sipas Policisë, apartamenti është në pronësi të një 60-vjeçari me inicialet M.Ç..
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.06.2020, rreth orës 17:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e fundit të baneses në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç, ku nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm deme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.