Paniku në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, policia tregon çfarë ndodhi. Tre të lënduar

Një rrjedhje gazi në repartin e Oksigjenit në uzinën e përpunimit dhe prodhimit të çelikut në Elbasan, Kurum ka dëmtuar 3 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, njofton zyrtarisht Policia e Elbasanit.

Më herët u raportua për një shpërthim bombule oksigjeni që kishte ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, por blutë e qytetit saktësuan se kishte pasur një rrjedhje gazi.

Policia dhe 3 autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun, teksa te lenduarit po marrin ndihmen e nevojshme mjekesore.

SHKARKO APP