Paniku nga varianti ”Delta”/ Mjeku: Kush e kaluar Covid-19 ose është vaksinuar, ka krijuar imunitet
Nisur nga paniku që ka krijuar varianti ”Delta” i Covid-19 në mbarë Europën, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikuar një publikuar një tjetër studim lidhur me pandeminë e Covid-19.
Ai ka përkthyer studimin e epidemiologëve të OBSH-së, të cilët kanë dalë në përfundimin se të gjithë ata që kanë kaluar pandeminë ose janë vaksinuar, kanë krijuar imunitet.
“Zhurma mbi aftësinë e varianteve për të kapërcyer efektin e imunitetit natyror dhe atë të ofruar nga vaksinat, deri tani ishte thjesht kaq: “zhurmë”. Ky studim përçon një mesazh optimist. Të paktën, për sa kohë vazhdon përgjigja imunitare qelizore (limfocitet T), sistemi juaj imunitar është ende në gjendje t’i njohë këto variante të reja dhe limfocitet T do të jenë në gjendje t’iu përgjigjen atyre”.