Pano Soko: Ja kush është risia e platformës antimafia të Bashës
I ftuar në emisionin “Arena nga Dritan Hila” eksperti i ekonomisë, Pano Soko, ka folur në lidhje me propozimin e Partisë Demorkatike për sekuestrimin e pasurisë së disa biznesmenëve, dhe kthimin e parave tek populli.
Soko tha se risia në këtë platformë është se, një person biznesmen, do të detyrohet t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë, që në momentin që është i dyshuar që ka lidhur një kontratë abusive me shtetin.
“Risia e kësaj platoforme nuk është futja e një ligji të ri, risia që unë shikoj është fakti se pavarësisht se nuk është provuar që një subjekt ose eprson i caktuar ka kryer krim nga gjykata në momentin që është i dyshuar, ai do të jetë subjekt i kontrollit cilësor të pasurisë.
Çfarë ndodh? Nëse një X person, është i dyshuar për një kotratë të parregullt që ka lidhur me shtetin për një tender apo për një koncension të caktuar që në momentin që është i dyshuar i lind barra e detyrimit që të provojë pasurinë që ka,“-tha Soko.

KOHA JONË SONDAZH

