Pano Soko: Nisma “Thurje” dhe ”Shqipëria Bëhet” kanë gati draft-padi për në Gjykatën Kushtetuese

Pano Soko ka komentuar ashpër ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, duke paralajmëruar se ”Nisma Thurje” dhe Lëvizja ”Shqipëria Bëhet”, janë duke përgatitur një draft-padi për ta paraqitur në Gjykatën Kushtetuese. Soko e cilësoi Kodin e ri Zgjedhor si një farsë që bie ndesh me moralin demokratik dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Ai theksoi se ndryshimet e miratuara do të çojnë në një sistem ku 90% e deputetëve do të zgjidhen nga listat e mbyllura, duke e privuar qytetarin nga e drejta për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në parlament.

”Ajo që ndodhi ishte farsë që bie ndesh me moralin demokratik dhe me Kushtetutën. Duke qenë se ka shumë parti në zgjedhje, mendoj se 90% e deputetëve do dalin nga listat e mbyllura. Deputeti i Republikës së Shqipërisë duhet të zgjidhet nga zgjedhësit, jo nga kryetari i partisë”,-deklaroi Soko, duke nënvizuar nevojën për një reformë që t’i japë më shumë fuqi qytetarëve në procesin zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?