Papa Françeksu dhe dhe Selia e Shenjte e Vatikanit emërojnë Giovanni Peragine si Ipeshkevi i ri i Shkodrës

Papa Françesku dhe Selia e Shenjte e Vatikanit, kanë emëruar Giovanni Peragine, si Ipeshkevi i ri të Shkodrës.

Njoftimi ka ardhur ditën e sotme nga Vatikani. Peragine, më herët ka qenë Ipeshkev i Jugut të Shqipërisë. Deri në fund të vitit, ai do të jete bashkendihmës i Angelo Massafres dhe me pas do të marrë drejtimin e Arqipeshkvise me të rëndësishme Shqiptare.

Atë Giovanni Peragine ka lindur në Altamura (Bari – Italy -) më 25.06.1965-59 vjeç. Ka mbaruar shkollën e mesme në ITC në Bologna në 1985, ka frekuentuar Universitetin në Romë pranë Universitetit Papnore Urbaniana dhe u diplomua në Filosofi në 1987. Ai ka marrë master në Teologi biblik në 1993.

Swiss Digital Desktop Reklama

20 Mars 1993 ka shuguruar meshtar në Romë. Në vitin 1993-1998 ka punuar pranë famullisë Zoja e Provanisë Hyjnore në Firenze si zëvendës famullitari e si mësues i shkollës së mesme pranë Kolegji “La Querce”. Më 27 Shtator 1998 ka mbërritur në Milot si zëvedës famullitari dhe drejtori iseminarit të Etërve Barnabit në Milot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 2002 është famullitari i Kishës së Milot. Nga 2002 është emëruar Dekani i pjesës së veriore të dioqesit Tiranë-Durrës. Nga 2006 është këshilltar i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut.

Ndërsa nga 2009 është President Kombëtar i KSHEL-it (Konferencës Shqiptare të Eprorëve të Lartë).

Nga 2009 zëvendës Provinciali i Provincës Rregulltarë të Italisë së Jugut. Nga Mars 2012 është Presidenti e UCESM-it (Bashkimi i Konferencës Europiane të Eprorëve të Lartë). Aktualisht është edhe Sekretar gjeneral i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?