Papa Françesku bën deklaratën e fortë: Në Ukrainë po përsëritet Holokausti

Ati i shenjtë Papa Françesku, teksa bën sërish apel për të shtuar përpjekjet për paqe, e krahasoi atë që po ndodh në Ukrainë me një operacion nazist që vrau dy milionë njerëz, shumica hebrenj.

“Të hënën e kaluar, qendra për marrëdhëniet mes Katolikëve dhe Hebrenjve në Universitetin katolik të Lublin, përkujtoi përvjetorin e “Operacionit Reinhardt”.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai rezultoi në shfarosjen e pothuajse dy milionë viktimave, kryesisht me origjinë hebre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtimi i kësaj ngjarjeje të tmerrshme le të zgjojë synimet dhe veprimet e paqes tek të gjithë. Historia po përsëritet. Ne shohim tani se çfarë po ndodh në Ukrainë. Le të lutemi për paqe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?