Papa Françesku goditet në fytyrë nga një objekt (VIDEO)

Ndërsa kalonte mes mijëra besimtarëve përgjatë rrugëve të Santiagos të Kilit, në makinën e papatit, Papa Françesko është goditur sot në kokë nga një objekt i hedhur nga dikush në turmë.

Papa, i cili nuk ka reshtur së qeshuri, thjesht ka kthyer shikimin poshtë këmbëve të tij për të parë se çfarë objekti ishte gjëja me të cilën u godit.

Videoja e këtij episodi tashmë po bën xhiron e botës nëpër website, në faqet kryesore të internetit dhe rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave kiliane objekti që shënjestroi Papën ishte një kapak, pra diçka pa shumë rëndësi, por ende nuk flitet me siguri se çfarë ishte.

Swiss Digital Mobile Reklama

/lastampa/ a. gjergji/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?