Papa Françesku i sëmurë! Mendohet se vuan nga …
Papa Françesku i sëmurë, por shkon në Dubai për konferencën e klimës
Papa Françesku zbuloi të dielën se ai ka një inflamacion të mushkërive, por do të shkojë më vonë këtë javë në Dubai për të folur në konferencën për ndryshimet klimatike.
Françesku e anashkaloi paraqitjen e tij javore të së dielës në një dritare me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit, një ditë pasi Vatikani tha se ai vuante nga një grip i lehtë. Në vend të kësaj, Françesku dha bekimin tradicional të mesditës në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive nga kisha në hotelin e Vatikanit ku ai jeton.
“Vëllezër dhe motra, gëzuar të dielën. Sot nuk mund të shfaqem në dritare sepse kam këtë problem të inflamacionit të mushkërive”, tha Françesku. Papa, ditëlindja e 87-të e të cilit është muajin tjetër, shtoi se një prift, i ulur pranë tij, do të lexonte për të reflektimet e ditës.
Françesku në fillim të këtij viti u shtrua në spital për tri ditë për atë që më vonë tha se ishte pneumoni dhe atë që Vatikani e përshkroi si një rast të bronkitit që kërkonte trajtim me antibiotikë intravenoz