Papa Françesku: Ka ardhur koha të ndalet dhuna!

 

Papa Françesku ka bërë thirrje për më shumë tolerancë dhe solidaritet mes njerëzimit në mesazhin e bekimit me rastin e Vitit të Ri.

Papa 77-vjeçar foli para dhjetëra mijëra vetëve të mbledhur sot në Sheshin e Shën Pjetrit. Ai u bëri thirrje besimtarëve të shndërrohen në një “komunitet vëllezërish” dhe të pranojnë njeri-tjetrin, pavarërisht nga dallimet mes tyre.

Papa Françesku bëri thirrje t’i jepet fund dhunës dhe shprehu shpresën se, fryma e vëllazërisë do të shembë muret që nuk i lënë palët ndërluftuese të kuptojnë se janë vëllezër.

“Ka ardhur koha të ndalet dhuna! Mendoj se do të ishte në të mirën tonë të ndalim rrugën e dhunës dhe të përpiqemi për paqe”.

Kisha Katolike ia kushton 1 Janarin nxitjes së paqes në botë

SHKARKO APP