Papa Françesku: Korrupsioni i ëmbël si sheqeri, por edhe rrugëtim drejt vdekjes
Ati i Shenjtë ka zgjedhur të flasë gjatë vizitës në Kenia për fenomenin e korrupsionit që dëmton aty ku është më i përhapur kryesisht shtresat e varfra dhe pa përkrahje në shoqëri.
Mesazhe të forta ka dhënë Papa Françesku nga lagjet e varfra të Najrobit në Kenia, bidonvilet, ku qindra mijëra njerëz u mblodhën për ta takuar e dëgjuar Atin e Shenjëtë.
Papa foli sot për “padrejtësinë e tmerrshme të margjinalizimit urban”, dhe për “plagët që pakicat e pasura i shkaktojnë shoqërisë në përpjekje për të grumbulluar pushtet e pasuri”.
Papa është pritur në mënyrë madhështore në stadiumin Kasarani të kryeqytetit Najrobi. Por më mbresëlënëse sesa pritja, ishin mesazhet e tij duke iu drejtuar të rinjve që kishin mbushur stadiumin:
“Dëgjoni, korrupsioni nuk është një udhëtim bashkëshoqërues i jetës, por një rrugëtim vdekjeje. Edhe në Vatikan ka raste të korrupsionit, sepse ai është diçka që rritet brenda nesh. Mësohemi me të dhe na pëlqen, ashtu si sheqeri; i ëmbël, i shijshëm, por në fund ka sjell vdekjen. Ky është rrugëtimi i vdekjes,” – u shpreh Ati i Shenjtë për një ndër fenomenet që shqetësojnë kryesisht vendet e varfra apo në zhvillim, problem të cilin e ndesh së shumti edhe Shqipëria.
KOHA JONË SONDAZH

