Papa Françesku lutje në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit për përfundimin e pandemisë së koronavirusit
Papa Françesku do të dalë sot në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit për t’iu lutur Zotit për përfundimin e pandemisë së koronavirusit.
Transmetimi i drejtpërdrejtë pritet të fillojë në orën 17:00 dhe do të zgjasë rreth një orë, që përkon me perëndimin e diellit.
Do të ketë lexime, lutje dhe në fund Papa Françesku do të dërgojë bekimet e Urbi et Orbi, të cilat zakonisht jepen vetëm për krishtlindje, pashkë dhe pas një zgjedhjeje papale.
Për këtë rast, përpara derës qendrore të bazilikës së Shën Pjetrit, do të vendoset një kryq, që është nderuar për t’i dhënë fund një plage në shekullin XVI.