Papa Françesku në Afrikë. Rrezik atentati nga terroristët

 

Papa Francesku udhëton sonte për një vizitë pesë ditore në Afrikë, por shërbimet inteligjente perendimore  janë në alarm prej ditësh, pasi informacioneve se ndaj kreut të Vatikanit mund të ketë një atentat nga terroristët.

Shërbimi sekret francez ka informuar Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit mbi rrezikshmërinë e këtij udhëtimi, por ndërkohë drejtori i zyrës së Shtypit në Vatikan, Federiko Lombari ka informuar për mediat se, pavarësisht alarmit të sigurisë botërore, agjenda e planifikuar nuk do të ndryshojë dhe se mesazhi i paqes dhe i pajtimit nuk do të modifikohet.

Papa do të ndalet në Republikën Qëndrore të Afrikës, në Uganda dhe Kenia. Ndonëse sherbimet e kanë keshilluar të udhëtojë në makinë të blinduar e të mbyllur Papa nuk ka pranuar. Mësohet se ai do të lëvizë më një makinë të zbuluar, në mënyrë që të ketë kontakt direkt me njerëzit. Domethënës mbetet takimi me bashkësinë myslimane në Republikën e Afrikës Qendrore, që do të zhvillohet në xhaminë e kryeqytetit Bangui.

SHKARKO APP