Papa Françesku në Afrikë:Më shumë frikë kam mushkonjat këtu, se sa ISIS se më vret!


 Kreu i Vatikanit nddhet në një vizitë në Afrikë. Pavarësisht informacioneve të shërbimeve sekrete për një atentat të ISIS ndaj tij, Papa Francesku nisi sot vizitën e tij pesë ditore në Afrikë.

Mëngjesin e sotëm kreu i Vatikanit zbriti në Nairobi, ku pati disa takime me krerë të lartë të Kenias. I pyetur për rrezikun e ISIS, Papa ka ironizuar duke thënë se më shumë është i shqetësuar nga mushkonjat sesa nga Shteti Islamik.

“Më shqetësojnë më shumë mushkonjat këtu në Afrikë, sasa ISIS”, -u shpreh kreu i katolikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shteti Islamik ka lëshuar herë pas here kërcënime ndaj Papës. Së fundmi sherbimet e inteligjencës franceze i kërkuan Vatikanit që Papa të anulonte vizitën e tij në Afrikë, pasi ata kishin të dhëna për një sulm të mundshëm ndaj Atit të Shenjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papa do të jetë në disa shtete të Afrikës. Vizita e tij vjen në një kohë kur bota është e rrezikuar më shumë se kurrë nga kërcënimet terroriste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?