Papa Françesku, në PE: “Europa është disi e moshuar dhe shumë e lodhur”!
Kontineti sa vjen dhe është më pak protagonist, i shoqeruar me një mosbesim të madh- vijoi më tej Papa- duke bërë thirrje që Europa dhe europianët të ndihmojnë emigrantët e varfër dhe të dëshpëruar që mbërrijnë nga vendet e konfliktit, referuar atyre që mbërrijnë në rrugë detare.
“Ne nuk mund të lejojmë që ujrat mesdhetare të shndërrohen në një varrezë masive. Mungesa e mbështetjes së ndërsjelltë në kuadër të Bashkimit Evropian shton rrezikun e disa zgjidhjeve të veçanta për problemin, zgjidhje të cilat nuk marrin në konsideratë dinjitetin njerëzor të emigrantëve dhe në këtë mënyrë konstriubuojnë në rritjen e problemeve dhe tensioneve sociale.Sa i përket kontinentit europian, Ati i Shenjtë e konsideroi një gjyshe, pa pjellori dhe gjallëri
“Idealet e mëdha të cilat dikur frymëzuan Europën, tashmë duket se kanë humbur dhe janë zëvendësuar nga teknika burokratike të institucioneve të saj”.Duke folur për Ballkanin Papa Francesku tha se “BE duhet të japë ndihmën e saj.
“Shumë prej vendeve të Ballkanit kanë vuajnë nga konfliktet. Qytetarëve duhet t’u kthehet besimi tek projektet e BE”.Kjo është vizita e dytë Papa Franceskut në Europë, pas asaj të zhvilluar në vendin tonë më 21 shtator.
Vizita vetëm katër orë ka lënë disi të zhgënjyer banorët e starsburgut, të cilët dëshironin që papa të vizitojë edhe katedralen e qytetit, e cila këtë vit feston edhe 1000 vjetorin e themelimit.Vizita e Papa Franceskut në Strasburg pason atë të Papa Gjon Pali II në vitin 1988, ku fjala e tij në Parlemantin Europian u ndërpre nga deputeti Rev Ian Paisley. Por teska Gjon Pali II e quajti Europën një fener të qyterimit, Papa Francesku e konsideron të drobitur në 2014. Papa ka njoftuar nëj vizitë të dytë në Francë gjatë vitit 2015.