Papa Françesku nuk frikësohet nga ISIS, refuzon jelekun anti-plumb

 

ISIS ka terrorizuar botën. Sulmet që vijnë tashmë nga ky grup nuk mund të zbulohen nga askush. Është përfolur që ISIS do të sulmojë në Romë dhe për këtë arsye janë rritur masat e sigurisë. Papa Françesku ka injoron kërkesat e policisë italiane duke refuzuar të veshë një jelek anti-plumb. Zëdhënësi është shprehur se Papa Françesku është i vetëdijshëm për kërcënimet e ISIS-it por ka theksuar se ai nuk ndjehet i frikësuar nga ushtarët e Shtetit Islamik.

Ai ka thënë se Papa Françesku po refuzon ndryshimet në “Popemobilin”. Vetura anti-plumb në shërbim të Papës, për ta mbrojtur atë gjatë ditës së Krishtlindjeve të këtij viti, në të cilën ai do të mbajë një fjalim. Papa është këshilluar nga policia që të forcojë sigurimin menjëherë pas kërcënimeve të ISIS-it, por ai ka refuzuar të bëjë ndonjë ndryshim.

Sulmet dhe kërcënimet e grupit xhihadist se do të kryejnë sulme identike si ato të Parisit edhe në kryeqytetin italian. Papa Françesku konsiderohet si shënjestra specifike duke qenë se është prijësi i Kishës Katolike. Fjalët e tij të fundit ku ka dënuar mizoritë në kryeqytetin e Francës, e bëjnë atë që të jetë njëri prej personave në rrezik të lartë. “Ndoshta është vetëm përpjekje për të treguar se sa të fortë janë dhe se sa e lehtë është një postim në rrjetin social”, ka thënë Bendettini. Masat e ndërruara janë në mbrojtje të zonës, e janë shtuar policë dhe ushtri italiane.

Burimi:Express.co.uk

Përshtati. Redjon Shtylla

SHKARKO APP