Papa Françesku pagëzon 6 shqiptarë

Papa Francesku ka pagëzuar gjashtë shqiptarë në Meshën e mbajtur në Vigjilie të Pashkëve. Gjatë fjalës së tij ai dënoi aktet terroriste teksa kërkoi nga besimtarët e krishterë që të mos burgosen nga frika dhe pesimizmi.  Ati i Shenjtë tha se shpresa duhet të triumfojë mbi mërzinë teksa tha se disa militantë nuk duhet të përdorin emrin e Zotit për të justifikuar aktet e tyre të dhunshme. Përgjatë gjithë javës Vatikani ka qënë nën masa të rrepta sigurie, ndikuar edhe nga sulmet që tronditën Brukselin ditën e Martë.

Vatikan- Papa Francesku pagëzoi gjashtë shqiptarë në Meshën e Vigjiljes së Pashkëve që u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Pasi java e shenjtë u errësua disi nga sulmet e Brukselit, Papa Francesku u ka bërë thirrje besimtarëve të krishtërë të mos burgosen nga frika dhe pesimizmi. Në meshën e mbajtur Ati i Shenjtë, i drejtoi mesazhet e tij për 1.2 miliardë besimtarë në mbarë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne do të vazhdojmë që t’i shohim problemin si në brendësi ashtu edhe jashtë tyre, pasi problemet do të jenë gjithnjë pjesë e jetës tonë. Por në këtë mbrëmje është shumë e rëndësishme që të lejojmë dritën e Zotit të depërtojë mbi problemet tona. Le të mos e lejojmë errësirën dhe frikën që të na shpërqëndrojë dhe të na kontrollojë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, Papa Francesku tha se shpresa duhet të triumfojë mbi mërzinë, teksa dënoi edhe veprimet e bëra nga disa militantë të cilët përdorin emrin e Zotit për të justifikuar aktet e tyre të dhunshme dhe të paprecedenta.

Mesha e vigjiljes së Pashkëva gjatë këtij viti u karakterizua nga masat e rrepta të sigurisë. Që prej fillimit të javës, në kryeqytetit e Italisë Romë si dhe në Vatikan ka patur një numër të lartë oficerësh nga policia dhe ushtria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?