Papa Françesku para sheshit “Shën Pjetri”: 2 marsi ditë lutje dhe agjërimi për Ukrainën

Para mijëra qytetarëve në sheshin Shën Pjetrin, të cilët në duar mbanin flamurin e Ukrainës, Papa Françesku bëri sërish thirrje që agresioni rus të ndalet duke dënuar ata që sipas tij nuk mendojë për jetën e qytetarëve, por para gjithçkaje, vendosin interesat e pushtetit.

“Të dashur vëllezër dhe motra, këto ditë na ka tronditur diçka tragjike: Lufta. Shumë herë jemi lutur që kjo rrugë të mos ndiqet. Ju ftoj të gjithëve që 2 marsi, e mërkura e hirit të jetë një ditë lutje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë, një ditë për t’u afruar me vuajtjet e popullit ukrainas, Ata që bëjnë luftën të harrojnë njerëzimin, nuk mendojnë për njerëzit, nuk e shikojnë jetën reale të njerëzve, por besojnë në logjikën djallëzore dhe perverse të armëve, që është më larg vullnetit të Zotit dhe më larg nga njerëzit e thjeshtë që duan paqen”, u shpreh Papa.

Ati i Shenjtë bëri thirrje që të ndihmohen refugjatët ukrainas. 4 ditë më parë Papa iu bëri thirrje u bëri thirrje të gjitha kombeve që të ulin tensionet dhe të reagojnë me ndërgjegje ndaj situatës në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?