Papa Françesku: Të lutemi për të sëmurët dhe njerëzit që duhet të shkojnë në punë
Papa Franceku lutjen e sotme ua ka kushtuar të sëmurëve me koronavirus dhe njerëve që edhe pse në periudhë emergjente duhet të shkojnë në punë.
“Këtë mëngjes kreshme të gjithë së bashku lutemi për të sëmurët dhe për njerëzit që duhet të shkojnë në punë në këtë periudhë të vështirë. T’i falenderojmë sepse me punën e tyre shoqëria vazhdon jetën” – ka thënë Papa Franceko në një video nga Vatikani.
Italia po përballet me një nga vështirësitë më të mëdha. Ajo është shteti i dytë në botë për numrin e të prekurve me koronavirus ku deri tani numërojmë min 17 mije të infektuar, 1441 prej tyre kanë ndërruar jetë