Papa Françesku thirrje Putinit: Jepi fund spiralës së dhunës dhe vdekjes

Në një kohë që Rusia firmosi aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë, Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që t’i japë fund një “spirale dhune dhe vdekjeje”.

Ai bëri thirrjen e tij më të fortë deri më tani për luftën e muajit të shtatë teksa iu drejtua publikut në sheshin e Shën Pjetrit. Papa thekson edhe se është “absurde” që bota po përballet me një kërcënim bërthamor mbi Ukrainën.

Komentet e tij pasojnë komentet e fundit të bëra nga presidenti rus i cili paralajmëroi Perëndimin se ai nuk po bënte bllof dhe se do të përdorte “të gjitha mjetet” në dispozicion nëse territori rus kërcënohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?