Lutja e Papa Françeskut: “Të rilindesh në dritën e jetës, përtërirë nga Shpirti yt”

“Të rilindesh në dritën e jetës, përtërirë nga Shpirti yt”: kjo, lutja e Papës në latinisht pas Gloria-s. Jehojnë ende fjalët e predikimit   të meshës gjatë natës. Më pas  rinisin përmes një tweeti, në faqen e tij të internetit @Pontifex: “T’i ngulim sytë tanë te Jezusi. Nëse e lëmë Jezusin të na marrë përdore, asnjë përvojë dështimi dhe dhimbjeje, sado që të na lëndojë, nuk do të mund ta ketë fjalën e fundit për kuptimin dhe fatin e jetës sonë”.

Papa Françesku udhëhoqi meshën e Pashkëve, ndërsa dhjetëra mijëra katolikë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Ka shqetësime për shëndetin e Atit të Shenjtë. Papa, 87 vjeç, arriti në meshë me një karrige me rrota, teksa mesha u transmetua drejtpërdrejtë në mbarë botën.

Gjatë fjalimit që do të mbajë në mesditë, Papa pritet të flasë për konfliktet që po vazhdojnë në mbarë botën.

E diela e Pashkëve shënon ringjallen e Jezu Krishtit dhe kulmon me Javën e Shenjtë, që është pjesë e rëndësishme e kalendarit katolik që ndiqet nga 1.3 miliard persona.

Vatican Media Live - English

Gjatë një meshe Vatikan të premten, në një predikim 10-minutësh në italisht, Papa dënoi “muret e egoizmit dhe indiferencës” në botë.

Por, Vatikani tha se për shkak të shëndetit të tij, Ati i Shenjtë nuk do të merrte pjesë në një ngjarje fetare të premten mbrëma.

Deri të premten, Papa kishte marrë pjesë në ngjarje të ndryshme gjatë javës, por së fundi ai është dukur i lodhur dhe nganjëherë ka deleguar fjalimet te kolegët e tij.

Në të kaluarën, Françesku e ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga drejtimi i Kishës, nëse nuk mundet të kryejë detyrën. Nëse do të largohej nga drejtimi i Kishës Katolike, do të ndiqte shembullin e paraardhësit të tij Benediktit të 16-të, i cili më 2013 u bë papa i parë që nga Mesjeta që vullnetarisht dha dorëheqje.

Flladi i një pranvere që ringjall tokën dhe Aleluja e përsëritur pandërprerë nga Schola Cantorum, ndërsa diakonët hapin kapakët e figurës së Krishtit Shëlbues, mbret, meshtar e profet, ulur në fron. Kjo, atmosfera e meshës së sotme! Papa Françesku kryeson,  i rrethuar nga mbi 350 bashkëkremtues (34 kardinaj, 18 ipeshkvij dhe 300 priftërinj), Meshën e Pashkëve në tremen e Bazilikës së Vatikanit, zbukuruar me mijëra lule shumëngjyrëshe, dhuruar nga luleshitësit holandezë, në bashkëpunimin me punëtorët e Shërbimit të Kopshteve vatikanase e të Mjedisit. Liturgjinë, e cila filloi me ritin e Ringjalljes, e ndoqnën mbi 30 mijë besimtarë romakë dhe shtegtarë nga e gjithë bota, të cilët mbushën sheshin që në orët e para të mëngjesit.

Rilindje në dritën e jetës

“Të rilindesh në dritën e jetës, përtërirë nga Shpirti yt”: kjo, lutja e Papës në latinisht pas Gloria-s. Jehojnë ende fjalët e predikimit   të meshës gjatë natës. Më pas  rinisin përmes një tweeti, në faqen e tij të internetit @Pontifex: “T’i ngulim sytë tanë te Jezusi. Nëse e lëmë Jezusin të na marrë përdore, asnjë përvojë dështimi dhe dhimbjeje, sado që të na lëndojë, nuk do të mund ta ketë fjalën e fundit për kuptimin dhe fatin e jetës sonë”.

Liturgjia e Fjalës na kthen në përvojën e treguar në Veprat e Apostujve, në Kapitullin 10 (ne hëngrëm dhe pimë me të pas ringjalljes nga të vdekurit); shpërthen me brohoritjen e Psalmit 117 (Kjo është dita që bëri Zoti: le të gëzohemi dhe të galdojmë); dhe përsëri nxit, përmes ftesës së Shën Palit drejtuar Kolosianëve, të kërkohen “gjërat që janë lart, atje ku është Krishti”. Ungjilli i Gjonit, i shpallur fillimisht në latinisht dhe më pas në greqisht, është ajo histori e mrekullueshme e Marisë Magdalenë, që shkon te varri nga i cili ishte flakur guri, i vrapit të apostujve dhe atij qefini “të palosur mënjanë” në varrin bosh!

Thirrje për paqen

Turma, që mbush përplot gjithë Sheshin e Shën Pjetrit dhe Udhën e Pajtimit me kantieret për jubileun në fund, hesht, sipas traditës, e zhytur në reflektim personal. Nga rreshti i parë, si zakonisht, e ndjekin besimtarët në karrige me rrota, të rrethuar nga murgeshat. Thuhet Besojma në latinisht dhe më pas zërat e shqiptojnë lutjen universale në arabisht, spanjisht, tamilisht, portugalisht, kinezisht.

Kremtimin e Meshës e vijon kardinali Giovanni Battista Re, në gjuhën latine. “Krishti, Pashka jonë, u flijua, ta kremtojmë, pra, festën, aleluja, aleluja”.

Triditshi i Pashkëve përfundon me vetëdijen se vdekja nuk e ka fjalën e fundit. E të duket sikur ky shesh shndërrohet me të vërtetë në tabernakull i gjallë, te këmbët e Jezusit të ringjallur.

Mesha kryhet, ndërsa Papa bën një lëvizje të ngadalshme me papamobil rreth sheshit e edhe përgjatë Udhës së Pajtimit, për të përshëndetur dhe për bekuar shtegtarët dhe turistët, të cilët e shoqërojnë kalimin e tij me duartrokitje të stuhishme.

Po, sot kremtojmë Pashkët e Ngjalljes, ripohojmë gëzimin e jetës, por pa i harruar plagët e saj, në pritje për ditë më të mira!

SHKARKO APP