Papa: Ramës po i shuhet kandili, amerikanët s’e shohin më si faktor

Gazetari Robert Papa, thotë se sheh një spostim të kryeministrit Edi Rama në çështjen Kosovë-Serbi. Në studion e lajmeve të MCN TV, Papa tha se amerikanët nuk e shohin më Ramën si faktor.

”Rama është spostuar tërësisht. Ndoshta ngaqë nuk ka ndikim te Kurti. Lajmi i mirë është që nuk del Toni Bler. Por Amerika është ulur para Europës, në fuqi është propozimi gjerman. Ftohja e Ramës ka ardhur në atë pikë që ata nuk e shohin si faktor. Si kandilit po i mbaron flaka. Shqipëria nuk duket faktor, nuk merret mendimi i Shqipërisë që duhet marrë, sepse Kosova është kombësi shqiptare. Marrëdhëniet e mira të Ramës me Vuçiç e favorizojnë atë”,-tha Papa.

Vizitat e fundit të Këshilltarit të Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Papa i sheh si një përpjekje e sekretarit Blinken për sukses në politikën e jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?