Papa refuzon limuzinat në SHBA, udhëton me një Fiat modest

Papa Françesku ka vizituar për herë të parë SHBA-­të dhe siç bëhet me dije, do të qendrojë për pesë ditë me radhë në tokën amerikane.

Ajo që ra në sy, ishte fakti se Papa refuzoi limuzinat kur u prit në aeroport nga autoritetet amerikane, duke vendosur që të udhëtojë me një Fiat 500.

Papa u prit në aeroport nga Obama dhe familja e tij. Por ndërsa Obama udhëtoi me “bishën” e tij, makinën e prodhuar nga General Motors Cadillac, që ka marrë psuedonimin “The Beast” dhe kushton 1 milion dollarë, Papa ka vendosur të hipi në një makinë shumë modeste, si Fiati.

SHKARKO APP