Papa, “rojtari i detit” që frikësoi Kuvendin: Jam ekspert, kam 4 variante të ligjit
I njohur për deklarimet e tij se kur kishte kaçurrela femrat pranë tij pinin më shumë whisky sesa ujë, Kostaq Papa është në një telash të ri.
“Në priten këtu në zyrat e Kuvendit të gjithë drejtuesit për të më bërë presion të tërhiqja ligjin që i kishte frikësuar”është shprehur ai.
Bëhet fjalë për një projektligj që deputeti i ardhur nga listat e Lulzim Bashës, ka propozuar për të shpallur si detra të brendshëm, të gjitha gjiret nga Butrinti në Palasë.
“E kisha në 4 variante, nuk e dija që ekspozoheshin, se do kisha propozuar një ligj më të mirë”, ka thënë Papa.
Për ta shkruar projekligjin, ka vënë në dispozicion arsimimin e tij, por jo vetëm.
“Pyeta ekspertët e detit, por unë jam dhe vetë i fushës se jam doktoruar.”
Në projekligjin e propozuar prej tij, Kostaq Papa kërkon që të gjitha gjiret detare të shpallen ujëra të brendshëm, ç’ka sipas tij do pengonte që Greqia të marrë më shumë se sa i takon nga kufiri ynë ujor.
Gjithçka, thotë se e ka bërë si një atdhetar, pas veprimeve të Ramës që i quan tradhëtare. “Pse shkojnë në Hagë, për të rënë pre e kurtheve të Grekut?”
Nuk ka siguruar asnjë mbështetje nga të mëdhenjtë e parlamentit.
“Nuk jam përpjekur për vota, nëse nuk e mbështesin i quajmë tradhëtarë”
Mazhoranca socialiste e pyetur nga ABC News, tha se nuk ka gisht në këtë nismë ligjore e cila, në kushtet kur po negociojmë me Greqinë, mund të konsiderohej si provokuese. /abcnews.al