Papërgjeshmëria përhapi Covidin në Gjirokastër, mjekët: Persona të infektuar shkelën karantinën
Papërgjegjshmëria e qytetarëve të dyshuar ose të prekur me Covid që nuk zbatojnë karantinimin si masën me efektive të ndalimit të përhapjes është shkaku pse disa Bashki të vendit, shënuan rritje të mënjëhershme të rasteve.
“Një farë mospërgjergjshmërie e njerëzve që janë me shenja dhe vazhdojnë e dalin, nuk drejtohen te mjeku i familjes.”
E ashtuquajtura valë e dytë e përhapjes së virusit, krijoi vonesa në marrjen e tamponit dhe kthimin e përgjigjes për të dyshuarit me Covid 19.
Arsyet nisin që me mangësitë e stafeve në terren deri tek koha e analizimit në laboratorin e certifikuar pranë ISHP.
“Vonesat kanë qenë për shkak të një mangësie të stafit. Ka dy ditë që ka një përshpejtim të marrjes së përgjigjes së tamponit, nuk vonojnë më shumë se 2-3 ditë.”
Gjirokastra në raport me numrin e banorëve është qarku i dytë pas Tiranës me numrin më të lartë të të prekurve.
Përveç numrave tregues për përmasat e përhapjes së virusit është mbyllja e 4 nga kopshteve të qytetit.
Përtej Tiranës që çdo ditë shënon numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, Durrësi, Fieri, Korça e Gjirokastra kanë rritje të ndjeshme të prekurve nga virusi vdekjeprurës.