Papunësi e varfëri në Prrenjas, të rinjtë janë larguar masivisht nga qyteti i minatorëve

Papunësia e varfëria po çojnë drejt boshatisjes qytetin e Prrenjasit, ku të rinjtë janë larguar masivisht.

Që kur minierat u mbyllën, qyteti i  Prrenjasit “flen” mbi pasuri, e po braktiset në masë.

Në rrugët e qytetit mbizotërojnë të moshuarit.

Pasi siç thonë, shumica e të rinjve janë larguar.

“Vetëm pleqtë kanë mbetur, pensionistët.”

Gjetja e një vendi pune, është sfidë e madhe për shumicën e banmorëve të Përrenjasit.

Emigracioni është shpëtim.

“Ikin se nuk ka punë.”

Veç vendve të BE, një pjesë e mirë punojnë në Maqedoninë e Veriut fqinje.

Por këta të fundit u penalizuan nga pandemia, duke bërë që varfëria të rritet.

Qyteti shtrihet përgjatë rrugës kryesore që të çon drejt Juglindjes, por nuk ajo nuk ka sjellë zhvillim. /Ora News

Ora News - Papunësi e varfëri në Prrenjas, të rinjtë janë larguar masivisht nga qyteti i minatorëve

SHKARKO APP