Papunësia, Spahiu: Prej 5 vitesh, vetëm propagandë dhe mashtrime

Sa i përket punësimit, nga Lushnja Edi Rama tha se është një nevojë e madhe që papunësia vazhdon të jetë një problem, por ne jemi në një proces dhe vetëm nga zyrat e punës synojmë që deri në fund të vitit të kemi më shumë se 25 mijë vende të reja pune.

Pas kësaj deklarate, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook thotë prej 5 vitesh, qeveria ka dhënë vetëm propagandë dhe mashtrime.

”Nga Lushnja, KM pranon që papunësia është një nga problemet e mëdha në vend dhe zgjidhjen si gjithmonë e gjen me një DO TË…..Do të kemi 25 mijë vënde të lira pune, premton, deri në fund të vitit. Ndërkohë viti 2017 u mbyll me 10,000 të papunë më shumë se 2016-a vetëm nga mbyllja e mbi 3,000 bizneseve të vogla. Vetëm një zgjidhje ka për shqiptarët, atë që pa pikën e problemit ai e pranoi dhe në imtervistë me media të huaja, emigrimi. Prej pesë vitesh, vetëm propagandë dhe mashtrime”,-shkruan Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?