Paqja në rajon? Thirrja nga kryeministri Rama: Bashkëpunim përmes dialogut me këdo

Kryeministri Edi Rama në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, tha se fati i rajonit të Ballkanit Perëndimor në këto kohë është në duart tona si kurrë më parë. Për të Shqipëria do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për integrimin duke nxitur paqen dhe duke bashkëpunuar përmes dialogut me këdo.

”Duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se mundësitë nuk janë të mirëqena dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku që ato të mos zhduken, por të marrim maksimumin prej tyre. Nuk biem dakord për çdo gjë dhe kjo është normale. E kundërta e kësaj mund të ishte shqetësuese për një rajon, ku jo shumë kohë më parë as nuk uleshim bashkë jo që prej vitesh, po do guxoja të thoja prej dekadash.

Ky është momenti ynë dhe është përgjegjësia jonë për të mos ta shkatërruar, por për të ndërtuar mbi të duke shfrytëzuar çdo hapësirë dhe çdo mundësi për ta shtrirë tregun tonë më larg dhe për t’i sjellë qytetarët tanë më afër. Shqipëria do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për integrimin, duke nxitur paqen dhe duke bashkëpunuar përmes dialogut me këdo”,-shtoi ai.

SHKARKO APP