Para apo pas festave, kur do të nisë mosbindja civile? Berisha tregon planet

Sali Berisha thotë se opozita nuk do të dekurajohet nga paralajmërimet e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla i cili një ditë më parë paralajmëroi zbatimin e kodit penal që parashikon dënim deri në 5 vjet burg për aktet e ndodhura në Parlament.

Prej 10 ditësh ju keni folur për mosbindje civile, i keni bërë thirrje kryetarëve të degëve të mobilizohen. Keni ndonjë përgjigje kur do nisë?

Berisha: Është një bindje universale që në Shqipëri është instaluar diktatura dhe jemi në një grusht shteti brenda shtetit. Ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme.

Pas festave?

Berisha: Nuk mund ta them para apo pas festave.

Balla ka kërkuar respektim të Kodit Penal që parashikon 5 vite burg për aktet e kryera dje…

Berisha: Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë. Mosbindja civile është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit.

SHKARKO APP