Para djegies së 4 makinave/ Zbulohen SMS-të e sherrit mes të rinjve (FOTO)

23-vjecarja Desara Mancellari është e arrestuar nga policia e Tiranës si autore e djegies së qëllimshme të 4 makinave në pronësi të të atit të ish-të dashurit të saj V. Papajani. Gazeta “Panorama” në faqen e saj online ka treguar edhe një anë tjetër të historisë. Deri më tani, është thënë se vajza, Desara Mancollari i dogji automjetet e V. Papajanit në shenjë hakmarrjeje pasi ai kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes. Por nga SMS-të, del një histori tjetër sipas kësaj gazete. Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre Papajani i lutet vajzës që të mos e ndërpresë lidhjen e me të. Mesazhet i janë dhënë gazetës nga një i afërm i vajzës. Sipas tij vajza është kërcënuar vazhdimisht nga djali dhe familjarët e tij. Ai ka treguar se ata ishin ndarë kur i riu ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Greqi për shkak të dyshtetësisë. Me kthimin e tij nisën edhe konfliktet që e shtynë vajzën që të kryente veprimin për të cilin është arrestuar.(Lapsi)

SMS-Desara-E-verteta

SHKARKO APP