Para mbledhjes së kryesisë së PD, Basha u shfaq i lumtur para gazetarëve
Pak para se të niste mbledhja e Kryesisë së PD-së për rezultatin e 25 prillit, Lulzim Basha dhe anëtarë të tjerë u shfaqën të buzëqeshur para kamerave.
Ndërsa të tjerë ruajnë seriozitetin dhe duket se janë gati për të diskutuar rreth dokumentit të hartuar nga Gazment Bardhi për analizën e humbjes së zgjedhjeve.
Mbledhja nisi në orën 18:00 në ambientet e selisë blu dhe u shoqërua me debate mes drejtuesve politikë me sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi.