“Para të paligjshme” – Policia arreston dy shtetas në flagrancë

Policia Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor koduar “Para të paligjshme” dhe ka arrestuar dy shtetas duke sekuestruar gjithashtu edhe një shumë parash.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër pas një pune të mirëfilltë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit: E.I, 35 vjeç dhe G. Gj, 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Shtetasit në fjalë u arrestuan në flagrancë pasi duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për një periudhë të gjatë dyshohet se i kanë marrë një shtetaseje me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit të Policisë, në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.

Materialet e mbledhura i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?