Parada e babagjyshërve ndez atmosferën festive në Korçë

Në Korçë për të 15-in vit radhazi parada e babagjyshërve ka mbledhur me dhjetëra fëmije në katedralen e qytetit. Së bashku me babagjyshin, fëmijët të veshur me ngjyrën që simbolizon festat e fundvitit shëtitën përgjatë pedonales duke kënduar dhe krijuar një atmosfere të magjishme festash.

Nga katedralja për në pedonale dhe më pas në pazarin e vjetër fëmijët realizuan ëndrrën e 1 viti për të takuar babagjyshin e më pas për të konsumuar ëmbëlsirat e preferuara të tyre.

Një nga Babagjyshët që mori pjesë në paradë është shprehur se ky vit ka qenë më i frekuentuari nga fëmijët të cilët rrinin në radhë për të bërë një foto me të apo për të festuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Korçës ka mundësuar shumë alternativa në kalendarin festiv për të argëtuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë atmosferë festash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?