Parada e babagjyshëve në Korçë (VIDEO)

Parada e babagjyshëve, një traditë disavjeçare e qytetit të Korçës, ka mbledhur dhjetëra fëmijë, të cilët në mënyrë simbolike kanë shëtitur në rrugët e qytetit, duke e bërë më të prekshme atmosfërën festive të këtyre ditëve.

Të paraprirë nga Babagjyshi, fëmijë dhe të rritur kanë sjellë një atmosferë të gëzueshme, të shoqëruar edhe me një koncert festiv.

Më tej, marshimi i babagjyshëve ka vazhduar në pazarin e vjetër të Korçës, ku përveç festës, vogëlushët janë mbledhur te kutia e dëshirave me letrat e tyre drejtuar Babagjyshit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyteti i Korçës mbetet destinacioni i përzgjedhur i turistëve vendas dhe të huaj, edhe në ditët e fundit të vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Parada e babagjyshëve në Korçë  - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?