Parada e yjeve të politikës gati për SPAK!
(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)
Nga Daniel Muçaku-
Gjykata e Lartë vendosi që SPAK të hetojë dosjen e 21 janarit, të katër vrasjeve në sheshin para kryeministrisë.
Dosje përveluese mbetet pasi edhe gjykata e Strasburgut e ktheu si një dosje që duhet rihetuar në thelb, se kush janë autorët e urdhërit për vrasjet.
Siç e dimë në Shqipëri ligji nuk zbatohet ose kur zbatohet bëhet me urdhër. Në rastin e 21 janarit asokohe prokurorja e përgjithshme Ina Rama urdhëroi arrestimin e një vargu të lartë në Gardën e Republikës dhe ku hetimi do të conte patjetër në Ministrinë e Brendshme ku drejtonte Lulzim Basha si dhe në kryeministri ku u bënë vrasjet tragjike.
Në hetim dhe për dëshmi do të kërkohen ish-kryeministri Berisha, ish-ministri i brendshëm Lulzim Basha, ish-presidenti Bamir Topi, ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ish-zv/kryeministri Ilir Meta, ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe një numër i madh zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh.
SPAK me metodat e tij moderne ka mundësi të zbardh se si dhe ku ndodhet një kopje e fshirë nga serveri i kamarave të kryeministrisë, ku një nga të dyshuarit mbetet ish-sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Gjergji Lezhja.
Por ky i fundit, nëse vertetohet se ka dijeni, naturisht që pa lejen e ish-kryeministrit Berisha nuk ka bërë asnjë hap, sepse e kishte mik dhe shef të besuar.
Mësohet se do të kërkohet dhe nga shërbimet partnere intelegjente kopje të përgjimeve te asaj dite makabre, sepse në bulevard dhe rrotull kryeministrisë kishte shërbime spinuazhi nga disa shtete.
Deri tani prokurorisë së Tiranës nuk ia kanë vendosur në dispozicion, ndërsa kur flitet për SPAK si një organi i besuar në Perëndim, mendohet se do ti jepen kopje të serverit dhe përgjimeve. Njëkohësisht SPAK do të thërrase për të deshmuar edhe disa ish gazetarë të larguar pas ngjarjeve të 21 janarit apo dhe të përndjekur nga pushteti i kohës.
Në fund SPAK në këtë dosje të shekullit do të arrestojë nga ish-kupola e lartë e shtetit, ku shpresohet se ish-ministri brendshëm Lulzim Basha do të kthehet në një i penduar ku të thotë çka di dhe kush e dha urdhërin për të qëlluar mbi turmën.
As komandanti i Gardës nuk kishte fuqi të thoshte që të qëllojnë mbi protestuesit.
Ndaj sapo të fillojë hetimi do ti kemi krejt kupolën e shtetit dhe pushtetit varg si specat drejt dyerve të Prokurorisë.