Paradite diell, pasdite shi në disa zona. Parashikimi i motit për sot
Këtë të enjte, pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era parashikohet të jetë nga jugperëndim-jug me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen 15 deri 33°C në zonat malore, 16 deri 34°C në zonat e ulëta dhe 19 deri 34°C në zonat bregdetare.